Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi i është kthyer akuzave të PD-së sa i takon deklaratës së dhënë dje nga SHBA për një rrezik sulmesh nga Irani drejt vendit tonë.
Balla tha se opozita po e kthen këtë deklaratë në çështje politike, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë shqetësim real nga institucionet.
“Po kthehet një deklaratë nga SHBA, për çështje politike. SHBA njofton çdo ditë qytetarët e saj për këto çështje. Ne përshëndesim presidentin Trump për këto veprime, sa i takon asgjësimit apo reagimit ndaj regjimit të Iranit. SHBA e kanë mbështetur Shqipërinë kur ne në mënyrë të vazhdueshme kemi qenë në shënjestër të sulmeve të Iranit dhe Gardës Islamike. Jemi krenarë që në Kuvendin e Shqipërisë kemi miratuar një deklaratë dhe për turpin tuaj nuk morët pjesë. Por e padëgjuar nga ju, që nga selia dilni dhe i shpallni luftë Iranit. Lëreni teatrin dhe bëni atë që duhet të bëjë çdo përfaqësues i përgjegjshëm. Autoritetet nuk kanë asnjë informacion se mund të jenë të rrezikuar. Ti boll na bërë sikur je përfaqësuesi i kongresit Amerikan, ti po jep llogari para drejtësisë se ke vrarë 26 persona.”, tha Balla.
