Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për portin e Durrësit.

Ai tha se Rama me deklaratat e tij e thellua më tej në këtë aferë.

“Në fund të dokumentit, emri i parë është kryetari i Komitetit, Edi Rama. Kur vijnë detyrimet, thuhet e zeza mbi të bardhë; ky projekt do të përjashtohet nga taksa e ndikimit mbi infrastrukturë dhe e strehimit social.

Bëhen fjalë për qindra milionë euro që nuk do të derdhen në arkën e shtetit, por do t’i shkojnë aferës. Kjo ndodhet në fq. 5.”, tha Vasili.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb