TIRANË
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilëson kryeministrin Edi Rama një armik të të gjithëve. Duke iu referuar deklaratave të Ramës ditën e djeshme për përfaqësuesit e opozitës dhe konkretisht ish-deputeten e PD Grida Duma, Vasili shkruan se asnjë njeri me moral dhe integritet nuk mund dhe nuk duhet të falë një rrugaçëri të tillë kundra gruas.
POSTIMI I VASILIT
Edi Rama ky bastard, që bullizon gruan është armik i të gjithëve!
Edi Rama ky i shfrenuar dhe i shpartalluar mendërisht guxoi në mënyrë të neveritshme të bullizonte dhe fyente Grida Dumen vetëm sepse është kundërshtare politike e tij.
Mënyra se si ai e bërë këtë nëpërmjet fotove të deformuara dhe komentit prej idioti ishte e trashë, vulgare dhe e ndyrë siç është vetë Edi Rama i trashë, vulgar dhe i ndyrë.
Ky është bullizëm barbar i një skizofreni, që ka kapërcyer çdo limit dhe që dhunën ndaj grave e ka në gjak.
Të gjithë OJF-të për të drejtat e grave duhet ta dënojnë dhe ndëshkojnë shumë rreptë këtë primitiv dhe gjakprishur.
Asnjë njeri me moral dhe integritet nuk mund dhe nuk duhet të falë një rrugaçëri të tillë kundra gruas.
Asnjë ndarje politike apo e çdo lloji nuk mund të pengojë kurrë për të qenë së bashku në një front të vetëm kundër këtij bastardi moral, që dhunon gruan vetëm se nuk i nënshtrohet atij.
Edi Rama duke bullizuar egërsisht gruan pa asnjë diskutim është një armik i të gjithëve dhe duhet trajtuar pa mëshirë si çdo armik!

