Deklaratat e ish-zëdhënëses së FSHF-së, Jona Dervishi, pas ndeshjes që Zvicra fitoi me Serbinë kanë bërë jehonë në pothuajse të gjithë mediat serbe.

Dervishi në një prononcim për “presheva jonë” ka deklaruar: “Nuk ishte një ndeshje normale, por një ndeshje për krenari. Shqiponjat Shqiptare luftuan nën petkun e quajtur ‘Zvicër’! Dhe arritën të fluturonin lart duke i dhënë Serbisë mesazhin se, ne luftojmë me paqe e jo me luftë!..”, ka thënë Dervishi.

Ajo ka shkuar edhe më tutje, duke mos e fshehur ëndrrën e saj. “Thellë në shpirt, jam e bindur se një ditë do të luajmë nën një flamur të vetëm dhe të gjithë futbollistët tanë nga Gadishulli Ilirik, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia do të jenë në një kombëtare, natyrisht nuk mund ta mendoj Kombëtaren as pa Luginën e Preshevës”, është shprehur Dervishi.

kurir

bktv

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb