Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se nisma e maxhorancës që Kuvendi të dalë në një deklaratë të përbashkët për të dënuar pretencën e Hagës, e cila kërkoi 45 vite për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, është një ultë.
Sipas Berishës, kjo skemë po përdoret nga Rama për t’u mbrojtur nga çështja e mandatit të Ballukut, kërkesë që e kërkon dhe opozita.
“Përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së, nga një kriminel ordinere si mburojë, është akt i shëmtuar. Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por kjo tregon se sa të ultë janë këta dhe çfarë janë në gjendjen të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Nëse do ishte serioze, nuk ngrihej kjo kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Lubi Ballukut. Kjo u ngrit si një mënyrë për të kaluar çështjen e mandateve.”, tha ai.
