Pedagogia, shkrimtarja dhe përkthyesja Dr. Jonila Godole u dekorua mbrëmjen e së hënës Presidenti i Austrisë, Sh.T.Z. Alexander Van der Bellen. Ceremonia e dekorimit u zhvillua mbrëmë në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë, Sh.T.Z. Christian Steiner.

Gjatë dorëzimit të dekoratës, Ambasadori Steiner shprehu vlerësimin e Austrisë për kontributin shumëvjeçar që Jonila Godole ka dhënë në përhapje të kulturës dhe shpirtit austriak në Shqipëri. “Dekorata e lartë e nderit”, sipas ambasadorit Steiner, “vlerëson Jonila Godolen si pedagoge dhe aktiviste të shoqërisë civile, por dhe si përkthyese dhe shkrimtare, duke i sjellë publikut shqiptar shumë vepra të autorëve austriakë si Robert Musil, Rainer Maria Rilke, Thomas Bernhard, Arthur Schnitzler, Marlene Haushofer, Ëerner Schëab e të tjerë. Si shkrimtare, drama e Godoles “Der Sandmann” (Njeriu i Rërës) është nderuar me çmimin e parë nga Ministria e jashtme austriake dhe PEN Club më 2010 dhe është vendosur ndër të tjera në skenat prestigjioze të Burgtheater dhe Volkstheater në Vjenë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jonila Godole gjatë fjalës së saj falënderuese u shpreh se “ky vlerësim flet shumë për rëndësinë që Austria i kushton kulturës dhe shkëmbimit ndërkulturor sepse vetëm përmes tyre mund të ndërtohen ura bashkëpunimi afatgjata, mes popujve“. “Nga ana tjetër“, tha Godole, “gjithë shkrimtarët dhe personalitetet austriake që kemi sjellë në Shqipëri prej vitit 2103 gjatë edicioneve të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Tirana Lexon kanë ndihmuar bashkë me veprat e tyre që ne të dalim nga izolimi kulturor, ku për fat të keq ende vazhdojmë të mbetemi edhe 30 vjet pas rënies së regjimit komunist“.

Jonila Godole ka qenë ndër gazetaret e para të Shqipërisë postkomuniste, e njohur sidomos për intervistat e saj te gazetat “Populli Po“ dhe “Koha Jonë“ me personalitetet më në zë gjatë viteve 1990. Godole ka studiuar dhe jetuar prej vitit 1998-2005 në Frankfurt am Main (Gjermani) dhe pas kthimit të saj në Shqipëri punon si pedagoge pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit (UT) si dhe është drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) që mbështetet nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer për angazhimin me të rinjtë në fushën e kujtesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb