Presidentja Osmani do t’i nisë sot në orën 13:00 konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Kështu konfirmuan burime të Radios Evropa e Lirë nga Presidenca.
Sipas Ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, por jo më herët se 30 ditë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.
“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë…Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.
