TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për Sandër Lleshajn si ministër i Brendshëm.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ka gjithmonë zgjidhje kur ka vullnet të mirë. Shefi i qeverisë nuk i kursen fjalët pozitive për Sandër Lleshajn, i cili tashmë do të marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm, këtë herë pa statusin e ushtarakut si gjeneral.

“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë? Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur?”, shkruan Rama.

Rama Twi
Rama Twi

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi sot në mbrëmje, disa orë para mbarimit të afatit kushtetues Sandër Lleshajn si Ministër i Brendshëm por u desh një propozim i dytë nga kryeministri që t’i ‘rrëmbente’ ‘Po’-në Kreut të Shtetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb