Deputeti i PD Tritan Shehu është shprehur se dekriminalizimi i eutanazisë është legalizim i saj, ndërsa e cilësoi si një krim kundër jetës nga ana e ‘Rilindjes’ përmes Kodit të Ri penal.

Ai u shpreh se eutanazia përbën një vepër penale në shumë vende të botës, ndërsa shtoi se qeveria duhet që në vend të kësaj veprimtarie të kujdesej për shëndetin e të moshuarve dhe shtresave të tjera.

Shehu e cilësoi këtë veprim si “mentalitet jashtë parimeve njerëzore” dhe paralajmëroi se kjo është një mundësi më shumë për krimin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb