Doli në qarkullim libri “Kryepiskopi Anastas – Shërbëtor i Perëndisë në shumë vende”.

Libri, i ideuar në formë bashkëbiseduese ndërmjet z. Roberto Morozzo della Rocca (historian i Evropës Lindore) dhe z.Tomazzo Opocher (prift i angazhuar në takimin midis Katolicizmit dhe Lindjes) me Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, flet për përvojën e gjatë hierapostolike të Kryepiskopit dhe thellësinë e mendimit të tij theologjik në këtë sferë.

Përvoja e personale e Kryepiskopit Anastas, Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, është vërtet e veçantë. Përjetoi Luftën e Dytë Botërore, më pas pati një përvojë intensive hierapostullimi dhe një angazhim mjaft të gjatë në kërkimin shkencor, të cilat ndikuan në shërbimin e tij në botën bashkëkohore.

  • foto galeri

Me kërkesë të profesorit të historisë, Roberto Morozzo della Rocca-s, dhe të atë Tommaso Opocher-it, Kryepiskopi Anastas kujton me nostalgji jetën e tij në Pire, vendi ku lindi, nëpër botë dhe deri në Shqipëri, ku ndërmori veprën e mahnitshme të ringritjes së Kishës së Shqipërisë pas periudhës komuniste. Del në pah figura e një njeriu që është i aftë të kuptojë dhe përqafojë trajtat e ndryshme të spiritualitetit dhe të realitetit bashkëkohor.

Përballë krizave dhe luftërave të botës bashkëkohore, figura e Kryepiskopit Anastas shquhet për kultivimin e bashkekzistencës paqësore të popujve përmes dialogut dhe takimit, duke treguar respekt ndaj traditave të tyre historike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb