Nëse ju keni ëndërruar deri tani të personalizoni iPhone tuaj, kjo kompani me siguri mund t’jua sigurojë ndihmën, por me një kusht, ju do t’ju duhet një llogari bankare e denjë prej një oligarku. Ka dalë në qarkullim iPhone 6 më i shtrenjtë në botë dhe ai jo vetëm që është bërë prej ari 24 karat, por është praruar edhe me dhjetëra diamantë të vegjël.

Por në qoftë se ju doni dizajn ekskluziv, ju duhen rreth 3.51 milionë dollarë rezervë. Kompania pas projektimit “të çmendur”, që shihet logo e Apple, i përbërë nga diamant si dhe ka të rreshtuar në anën e pajisjes bizhuteri të çmuara, është quajtur “Goldgenie”.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: