Ka dalë nga SPAK, pasi qëndroi aty për dy orë, kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, një prej vartësve dhe njerëzve të afërt të Belinda Ballukut.

Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.

Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë.

Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: