SHKODËR

Vijon të rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se ka rezultuar pozitiv një tjetër person, duke e çuar në tre numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Bëhet fjalë për një qytetar nga Puka, i cili ka qenë i shtruar në Spitalin e Shkodrës, tek Infektivi, ku i është bërë tamponi dhe ka rezultuar negative.

Por, më pas, ai është dërguar në Tiranë dhe pas skanerit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Siç raporton gazetari Nikshiqi për “BalkanWeb”, pas këtij rasti, po bëhen analizat e stafit mjekësor, të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Shkodrës, të cilët kanë pasur kontakte me këtë person.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb