Anëtarët e një delegacioni të rangut të lartë amerikan diskutuan në Kinë me homologët e tyre kinezë mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe çështjen për çështjen e Tajvanit. Lajmi gjithashtu u konfirmua edhe Pekini .
Misioni i këtij delegacioni në Kinë synon edhe përgatitjen e vizitës zyrtare në vendin aziatik, të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken , e cila është planifikuar për në fillim të vitit 2023.
Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë ftohur vitet e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të ndryshme duke filluar nga çekuilibri i bilancit tregtar, çështja e ujgurëve apo edhe rivaliteti në sektorin e teknologjisë së lartë.
(BalkanWeb)
