Delegacioni i përhershëm i Kuvedit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Mimi Kodheli mori pjesë në Sesionin e Pranverës të organizuar në Sofje të Bullgarisë në datat 24-27 maj 2024.

Diskutimet ishin të ndryshme, por ato u fokusuan më së shumti në situatën dhe mbështetjen për Ukrainën, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe krahun jugor të Aleancës, partnerët në risk si dhe partneritetet e reja të Asamblesë.

Samiti i Uashingtonit dhe mesazhet që AP NATO do të përcjellë në këtë aktivitet u diskutuan dhe dakorduan gjithashtu gjatë këtij Sesioni.

Arritja më e madhe për ne në këtë sesion ishte votimi pro, nga shumica e anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar i asociuar i Asamblesë Parlamentare. Votimi i parë për këtë çështje ishte bërë në Talin të Estonisë në mars të këtij viti gjatë mbledhjes së Komisionit të Përhershëm të Asambles

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: