Ka nisur plot humor nata e parë e sezonit të katërt të spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”. Aktorja e humorit Delinda Disha ka qenë e ftuara e parë, e cila nuk i shpëtoi pyetjeve “pikante”, që zgjodhi t’i përgjigjej me humor.

“Mua mami më ka thënë që burri jot është stilist të Klani. Po ai të vesh, edhe të zhvesh?”, e pyeti një nga fëmijët.

“Shiko zemra ime, unë bashkëshortin tim e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur në skenë, sepse ai është kostumograf. Po tani ka bërë pak ftohtë dhe vetëm më vesh, nuk më zhvesh”, u përgjigj Delinda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb