Altin Joka nutricionist në një lidhje me “Skype”, në “News 24 Fundjavë”, foli për sëmundjen e demencës dhe ndikimet e saj në jetën e përditshme.

Gjatë intervistës, Joka u shpreh se demenca shkakton probleme edhe në jetën shoqërore.

Ai shtoi se demenca shihet si një prishje e harmonisë dhe çekuilibrimit të brendshëm.

“Demenca është një term i përgjithshëm. Jo çdo demencë është Alzhaimer. Demenca shihet si prishje e harmonisë dhe çekuilibrimit të brendshëm. Mjekësia e shikon si një problem të të gjithë trupit. Problem edhe në shëndetin emocional dhe mendor.

Më tej Joka u shpreh se është shumë e rëndësishme që tregohet kujdes, duke theksuar se edhe mund të kurohet.

Nga ana e saj Voltiza Prendi, advokuese për të drejtat e njeriut dhe shëndetin mendor, gjatë intervistës në studio tha se është shumë e rëndësishme që me personat e prekur nga demenca, herë pas herë t’i risjellim kujtimet përmes fotove.

“Duhet t’i risjellim kujtimet, përmes fotove aktiviteteve të përbashkëta. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me ta. Ne duhet të kujdesemi edhe për mendjen. Duhet të merremi me aktivitete të ndryshme, pasi janë të rëndësishme. Qofshin këto kulturore apo fizike”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: