11 pikë diferencë në raport me Napolin kryesues janë shumë për një skuadër si Inter, por zikaltërit kanë shansin e artë të ngushtojnë menjëherë këtë hendek në një kohë kur presin ekipin e Spallettit me 4 janar brenda në “San Siro”. Në të njëjtën kohë, stafi drejtues po bën llogaritë në vigjilje të merkatos së janarit, po përpilohet lista në hyrje dhe në dalje.

La Gazzetta
La Gazzetta

Lajmi i mirë vjen nga Argjentina ku Lautaro Martinez premton edhe një herë besnikëri. Pavarësisht se “demi” nuk zhvilloi një Botëror në nivel të lartë, ku Alvarez i mori vendin si titullarë, Martinez nuk priste Botërorin për të ndryshuar ambient, vullnetin e tij për të qëndruar tek Inter e ka shprehur kohë më parë. Në fat as drejtuesit e Inter nuk kishin ndonjë dëshirë për ta nxjerr në shitje, fundja është i vetmi sulmues që i ka pozitat e forta në ofensivën e Inzaghit, Lukaku është në huazim, ndërsa Dzeko nuk i përket të ardhmes.

Fbl Eur Nations League Ned Pol
Fbl Eur Nations League Ned Pol

Botërori i Katarit pati një efekt ndryshe te një tjetër titullar i Inter, Denzel Dumfreis. Anësori holandez zhvilloi një turne në nivel shumë të lartë duke zgjuar edhe një herë interesimin e klubeve të mëdha. Jo vetëm Man.United dhe Chelsea, sipas La Gazzetta dello Sport, edhe Bayern Munich është futur në garë për Dumfreis. Inzaghi nuk ka ndërmend të heq dorë nga Dumfreis, por nëse në tryezën e Marotta-s vjen një ofertë prej 60 milionë euro atëherë edhe tulipani mund të largohet. Nëse ndodh ky skenar, drejtuesit e Inter kanë piketuar dy opsione, i pari Mazraoui i Bayern dhe i dyti një rikthim i mundshëm i Hakimi. Dy yjet e Marokut janë në listën e dëshirave të stafit të Inter, por vetëm nëse largohet Dumfreis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb