Eksperti i çështjeve të sigurisë, Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, komentoi debatin mes Donald Trump dhe Volodymir Zelensky, duke mbështetur qëndrimin e presidentit amerikan.

Sipas Demirajt, administrata e re amerikane ka guxuar të thotë gjërat ashtu siç janë dhe ato që Trump ka thënë janë të vërteta. Ai theksoi se situata në terren është përkeqësuar dhe se Ukraina nuk po arrin të fitojë kundër Rusisë.

Trump, sipas Demirajt, ka të dhëna që dëshmojnë se Ukraina po humbet terren, dhe misioni i saj, në bashkëpunim me SHBA dhe 45 shtete aleate, ka dështuar në përpjekjen për të mposhtur Rusinë. Ai theksoi gjithashtu se situata në terren është në favor të Rusisë, dhe se janë humbur shumë jetë nga sulmet ruse.

Dritan Demiraj, ekspert i çështjeve të sigurisë : Administrata e re amerikane ka guxuar të thotë gjërat siç janë. Ato që tha Trump janë të vërteta. Realiteti në fushë-betejë ka qenë në drejtim të keq-informimit. Trump i tha Zelenskyt se nuk është duke fituar. Donald Trump ka të dhëna se Ukraina po humbet në terren.

Trump deklaron se misioni i Ukrainës, bashkë me SHBA dhe me 45 shtete aleate ka dështuar për ta mposhtur Rusinë. Situata në terren është në avantazh të Rusisë. Në luftë janë vrarë shumë njerëz nga pala ukrainase.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: