“Demokracia vdes në errësirë”!
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të protestojë sot në 12:00 para godinës së News24, e cila prej mëngjesit të së shtunës, 9 gusht, është zaptuar nga Policia e Shtetit pa vendim gjyqësor, pa përmbarues dhe pa njoftim paraprak.
Dhjetëra gazetarë, personazhe publike, politikanë dhe aktivistë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën solidarizuese me kolegët e News24.
230 gazetarë, staf teknik dhe punonjës të Focus Media News dhe Panorama Group nuk lejohen prej 3 ditësh të hyjnë në ambientet e News24, BalkanWeb dhe Panorama. Mjediset ku ndodhen zyrat e mediave mbahen të rrethuara me efektivë të Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake, duke krijuar skena të pazakonta dhe të padenja ndaj një media dhe për më tepër ndaj televizionit më të madh informativ në vend.
Ambientet është parashikuar t’i kalojnë shoqërisë KAYO që drejtohet nga Ardi Veliu ndonëse ka një proces gjyqësor që vijon për godinat në të cilat News24, të paktën në njërën prej tyre, sipas kontratës duhet të qëndrojë deri në vitin 2033. Ndërsa në tjetrën, sërish ka një proces në rrugë gjyqësore pasi ligji shqiptar i jep të drejtën News24 për ta blerë atë (godinën), duke qenë se ka kryer një investim të caktuar ndër vite.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve shoqërorë të bashkohen në këtë protestë, për të mbrojtur të drejtën themelore për informim dhe për të kërkuar rikthimin e menjëhershëm të funksionimit normal të News24 dhe mediave të lidhura me të.
(BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
LIVE | News24, tre ditë nën terrorin policor, pas zaptimit të zyrave dhe fikjes së sinjalit, IKMT dëmton pajisjet e transmetimit
-
“Ajo që po ndodh me News24 cenon të drejtat kushtetuese, sulm ndaj demokracisë”, Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Akt i papranueshëm! Të reagojmë fuqishëm!
-
Qëndresa Qytetare: Mësymja e Policisë ndaj News24 akt i papranueshëm dhe i denjë për vendet autokratike. Ftojmë qytetarët të reagojnë!
-
Gazetari shqiptar reagon nga Stockholm, Florenc Drizari: Në Suedi mbyllja e News24 do të ishte e pakonceptueshme. Gazetarët nuk e meritojnë këtë!
-
Sulmi ndaj News24/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë letër ndërkombëtarëve: Ky precedent paraqet një rrezik serioz, frikë dhe pasiguri
-
“Ardi Veliu me ish-policinë e tij rrethoi Televizionin Informativ News24”, Fatjon Gjinaj: Shteti e pushteti po legjitimojnë një krim
-
Sulmi ndaj News 24, Organizata Ndërkombëtare “Avaaz” mbledh firmat e qytetarëve online: Po goditet liria e shypit! Operacioni policor pa vendim gjykate, tendencë e theksuar censure
-
“News24 nuk është shuar” – Gazetari Armir Mehaj: Armata e gazetarisë, fjala e lirë. Fabrika e pushtetarëve s’e do fqinj rojtarin e së vërtetës
-
“Kam shkuar te News24 kur shumë kolegë të mi në PS nuk e bënin”, Petro Koçi: Media ka politikën e vet editoriale, ndodh në Shqipëri dhe në botë
-
“Policia rrethoi News24”, Margo Rejmer: Si mund të ndodhë që në një demokraci kryeministri të dërgojë policinë dhe të mbyllë një televizion?