“Berisha është vetë personi që ka shkatërruar opozitën”, kështu u shpreh ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë në “Kjo Javë” në News24.
Gjatë intervistës së tij, ish-presidenti Topi foli edhe për situatën e opozitës. Topi tha se gjithçka është kthyer e pavlerë dhe demokratët janë tradhtuar.
“Niveli më i ulët është kur e mendon një pozicion politik si një vend pune, ku ke benefite, rrogë, punë, influencë kjo është tradhtia më e madhe që iu është bërë demokratëve”, u shpreh ai.
Ai u shpreh kritik në qasjen e tij ndaj kreut të PD Sali Berisha, duke thënë se ka shuar çdo zë të lirë.
“Berisha është vetë personi që ka shkatërruar në mënyrë sistematike opozitën. Çdo zë i lirë që ka tentuar të dalë është shuar. Edhe manovrat për të punuar me krerë të partive të tjera të opozitës që kanë një jetë që janë aty si Berisha është tentativë për të monopolizuar një sistem. E njëjta gjë ndodh në krahun tjetër kanë të njëjtat karakteristika. Politika është e lidhur me pushtetin. Lideri është shumë i rëndësishëm, por lider në një formacion demokrat. Nuk është problemi që ke monopolizuar një parti, por ke monopolizuar një sistem. Mos mendoni ju që nuk kanë benefite këto të opozitës? Niveli më i ulët është kur e mendon një pozicion politik si një vend pune, ku ke benefite, rrogë, punë, influencë kjo është tradhtia më e madhe që iu është bërë demokratëve”, tha ai.
