Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar në “LOG.” në News24, se votuesit po intimidiohen nga gjuha e kryeministrit Rama i cili herë u thotë se “patronazhistët do të marrin hak nëse nuk votojnë PS” dhe herë tjetër i bën apel që të mos shkojnë në votime nëse nuk zgjedhin si alternativë PS.

Alimehmeti tha se ai në takimet elektorale nuk i kërkon qytetarëve tu bëjnë like e share postimeve të tij, por i fton të shkojnë ditën e votimit dhe të votojnë PD .

Ilir Alimehmeti: Shqipëria vuan nga problemi i madh dhe i vjetër i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Për sa kohë kjo nuk ndodh, nuk jemi kurrkund në rrugën tonë ndaj perëndimit.

Ska rëndësi ca partie mbështesim, duhet ta zgjidhim, të lejojmë zgjedhje të lira e të ndershme e më pas të fitojë më i miri.

Skuadra e punës në terren e fushatë është e ndarë, unë jam te fushata që flas me njerëzit. Ne si kandidatët e listës së hapur kemi për detyrë të jemi me qytetarët. Ka shumë njerëz të intimiduar. Unë e kuptoj që kryeministri Rama del e thotë i thotë qytetarëve se patronazhistët sjanë si unë, marrin hak, janë inatcinj. Është intimidim i pastër i votuesit. Fakti që thotë mos dilni të votoni është intimidim i pastër i votuesit. PD sot është më e fortë se më parë.

Jo më kot vota është e fshehtë, kur shkon aty të votosh, unë s’i kërkoj njerëzve të bëjnë like e share u kërkoj ditën e votimit të shkojnë të votojnë PD dhe mua dhe në atë moment  Zoti të sheh, Rama s’të sheh. Do shihni surpriza jo nga ata që rrinë pas kompjuterave. Ne e shohim përditë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb