“PD duhet të demokratizohet”, kështu u shpreh ish-deputeti i PD Ervin Salianji gjatë një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, me moderatoren Nisida Tufa.
Gjithashtu gjatë intervistës, në studio, Salianji theksoi se Partinë Demokratike po e përçan vetë lidershipi i saj.
“Unë jam burgosur për shkak të denoncimit të një prej grupeve më të fuqishme kriminale. Në shumë raste të tjera kanë pasur frikë të përmendnin emra kriminelësh. Pra shqetësimi im është si të bëjmë PD fituese. Dhe PD fituese bëhet duke qenë edhe Berisha edhe unë edhe të tjerët…Unë dua më shumë Shqipërinë se sa partinë dhe nga ana tjetër dua bashkë me një grup të rinjsh dhe kushdo që na bashkohet të ndryshojmë këtë qasje. Partinë po e përçan lidershipi aktual i PD. Unë e rithem, PD duhet të demokratizohet, të japë mundësinë e garës për njëri-tjetrin. A ka ligj PD që nuk të lë të rikandidosh? Dhe që këtu duhet të ishte mbyllur. Unë jam dakord që mund të ketë një mbështetje të caktuar që nuk e dimë se sa, por që ka edhe një shqetësim kjo është e vërtetë. Ky shqetësim vjen për shkak të pakënaqësisë që shohin në bazë”, tha ai.
