Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar për herë të parë mbi protestat masive që kanë tronditur vendin, duke fajësuar “elementët terroristë” të mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli për nxitjen e trazirave. Raporti i shkurtër, i transmetuar në lidhjen e mëngjesit në orën 8:00 të mëngjesit tha se protestat ishin bërë të dhunshme, duke çuar në viktima, por nuk specifikoi numrin e tyre.
I njëjti raport tha se “makina private, motoçikleta, vende publike si metroja, kamionë zjarrfikës dhe autobusë” ishin djegur gjatë protestave. Kujtojmë se qeveria iraniane ka bllokuar internetin dhe thirrjet telefonike ndërkombëtare, duke e bërë të vështirë për mediat e huaja të komunikojnë me qytetarët brenda Republikës Iraniane. Protestat dhe vënia në pikëpyetje e autoritetit në Iran që filluan 13 ditë më parë po rriten vazhdimisht në intensitet, siç tregohet nga videot e natës së kaluar që po qarkullojnë në internet.
Turma demonstruesish përmbytën një rrugë kryesore në veriperëndim të Teheranit të enjten në mbrëmje, sipas videove të publikuara në mediat sociale, autenticiteti i të cilave u verifikua nga Agence France-Presse. Imazhet tregonin shumë protestues në këmbë dhe të tjerë që i binin borive të makinave që kishin zënë një pjesë të Avenysë Ayatollah Kassani. Rrjetet televizive persiane me seli jashtë Iranit dhe media të tjera sociale transmetuan gjithashtu imazhe të demonstratave të mëdha në qytete të tjera, përfshirë Tabrizin, në veri, dhe qytetin e shenjtë të Mashhadit, në lindje.
Iran is undergoing a revolution and perhaps the largest explicitly anti-Islamic regime protests in history. This is the capital Tehran.
Protesters are taking over cities across the country and the regime now faces a REAL chance of falling.
I ask again, why is the media silent? pic.twitter.com/dpHZcDaRxt
— Dr. Maalouf (@realMaalouf) January 9, 2026
Reza Pahlavi, djali i Shahut të ndjerë të Iranit, postoi në X se “miliona iranianë kërkuan lirinë e tyre sonte”. Burri në mërgim, i konsideruar nga shumë si figura kryesore e opozitës iraniane, madje u bëri thirrje qytetarëve të vendit të vazhdonin mobilizimin në orën 8:00 të mbrëmjes (ora lokale) të premten.
