Pamjet që shihni tregojnë situatën aktuale në rrugën Librazhd-Prrenjas.
Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për BalkanWeb pamje me dron që tregojnë se pjesët inerte të urës së Dragostunjës janë larguar prej aty, pasi kjo e fundit u demontua.
Shkalla e dëmtimeve të vendit të njohur si ‘Arrat e Gurrës’ është e madhe, çka ka bërë që rruga të bllokohet prej së shtunës, ndërsa mjetet aktualisht lëvizin në një rrugë alternative, nga Moglica.
