Të shumë janë yjet e futbollit që nuk ia dolën të ishin të pranishëm në Katar, shumë të tjerë vijnë në kushte jo të mira fizike, ndërsa një pjesë tjetër është në garë me kohën për të mos humbur ngjarjen më të madhe sportive në vend. Një prej tyre është edhe Romalu Lukaku.

Sulmuesi belg bëri gjithçka për tu përfshirë në listë, por gjendja e tij fizike është shumë larg të qenit ideale. Për momentin Lukaku është ende i padisponueshëm, e sigurt është që nuk do të jetë në ndeshjen e parë, të mërkurën kundër Kanadasë.

BigRom vijon stërvitjen i diferencuar, ndërsa objektivi i stafit mjekësorë është që Lukaku të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën e dytë në fazën e grupeve, atë kundër Marokut më 27 nëntor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: