Dëmtimet në Botëror po kthehen në një shqetësim shumë të madh, i fundit që u dorëzua ishte Karim Benzema. “Topi i Artë” në fuqi nuk ia doli të ishte në dispozicion të Francës, por sipas Pep Guardiolës ky është faji i sistemit, i atyre që drejtojnë futbollin:

Botërori në nëntor nuk ka lidhje me këtë pjesë, me dëmtimet, lojtarët dëmtohen në sytë e të gjithë botës dhe askujt nuk i intereson. Futbollistët dëmtohen shumë pasi luajnë shumë, mendohet vetëm për sasi e jo për cilësi”, u shpreh Guardiola për Sky ku nuk mungoi një pyetje në lidhje me favoritët:

“Këtë Botëror do ta shoh në shtëpi përpara një shishe vere. Nuk mund të them se kush është favorit, nuk besoj se ka favoritë, shpresoj vetëm që të fitojë ekipi që luan më mirë”, theksoi ndër të tjera tekniku spanjoll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb