Medon Berisha pësoi një dëmtim që e detyroi të lërë fushën gjatë ndeshjes së fundjavës në Serie A mes Lecces dhe Pisas. Lecce, së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka përditësuar situatën e mesfushorit të kombëtares.
“US Lecce njofton se futbollisti Medon Berisha, pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes Lecce – Piza, iu nënshtrua një skaneri me rezonancë magnetike sot në mëngjes, i cili zbuloi një lezion të shkallës së dytë të muskulit rektus femoris të kofshës së djathtë”.
Në këto kushte, rikuperimi i Medon Berishës mund të zgjasë deri në 4 javë.
