Sulmuesi i Inter Miamit, Lionel Messi u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Nexacas, duke shqetësuar jo pak stafin.  Së fundmi, klubi amerikan ka përditësuar situatën e lojtarit, teksa shkruan si do mungojë në një kohë të pacaktuar.

“Messi iu nënshtrua testeve mjekësore për të vlerësuar shkallën e shqetësimit muskulor që përjetoi.

“Rezultatet konfirmuan një këputje të vogël muskulore në këmbën e djathtë. Kthimi i tij në fushë do të varet nga progresi i tij mjekësor dhe përgjigja ndaj trajtimit”, – shkruan klubi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb