Lojtari i Bayern Munchen, Musiala pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen përballë PSG, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube.

Në fund të pjesës së parë, një tentativë për kapjen e një topi solli dhe përplasjen e Musialës me portierin italian të PSG, duke e lënë talentin me këmbë të thyer.

Lajmi shokoi Alphonso Davies. Mbrojtësi kanadez, siç shihet në pamje, po ndiqte ndeshjen teksa reagimi i tij po bën xhiron e rrjetit. Davies bërtiti “O Zot, jo!” ndërsa vendoste duart në kokë.

Vetë Davies po rikuperohet aktualisht nga një dëmtim i tmerrshëm, i cili do ta mbajë jashtë fushave deri rreth nëntorit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb