Lëndimi i pësuar nga Salah  në ndeshjen e dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës mund të jetë më i rëndë se sa pritej. Sulmuesi ka vendosur të rikthehet në Liverpool për rehabilitimin e mëtejshëm, teksa konfirmimi erdhi nga Federata e Egjiptit me një deklaratë.

“Federata e Egjipitit njofton se Salah do të udhëtojë në Angli për të marrë mjekimin e duhur, me shpresën për t’iu bashkuar kombëtares egjiptiane në rast të kualifikimit në gjysmëfinale” – Thuhet në deklaratë.

Salah do të jetë i pranishëm në stadium për të mbështetur shokët e skuadrës në ndeshjen kundër Cape Verde, para se të kthehet në Angli.

“Objektivi ynë parësor është të garantojmë kualifikimin në raundin tjetër. Kam fituar gjithçka, por jo ende këtë trofe, të gjithë e dinë se çfarë do të thotë për lojtarët fitimi i Kupës së Kombeve të Afrikës. Në edicionin e kaluar ishim të pafat, por të gjithë jemi të motivuar për të fituar turneun” – tha Salah.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: