Mesfushori i FC Bayern München, Jamal Musiala, do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain të shtunën.

Mjekët e ekipit kanë konfirmuar se në përplasjen me portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma, Musiala ka pësuar një frakturë në fibulë dhe zhvendosje të kyçit të këmbës së majtë.

Raporti zyrtar nga klubi thotë gjithashtu se Musiala është larguar nga Orlando dhe është rrugës për në Mynih, aty ku do i nënshtrohet operacioneve të nevojshme.

Drejtori i Përgjithshëm Sportiv i Bayernit, Max Eberl, theksoi se ky dëmtim i rëndë është një tronditje e vërtetë për Musialën dhe të gjithë klubin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb