Në Madrid ndizet “alarmi i kuq”, kjo pasi Kylian Mbappe tremb jo pak, me “gjelin” që humbi seancën e parë stërvitore me përfaqësuesen franceze. Numri 10-të ka një shqetësim në kaviljen e djathtë, me sulmuesin që pësoi një dëmtim në sfidën e fundit, atë kundër Villareal.

Pavarësisht mungesës në seancën e parë, në radhët e Francës besojnë se Mbappe do të jetë në dispozicion të trajnerit Deschamps për takimin kundër Azerbajxhan më 10 tetor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb