Te Paris Saint-Germain janë të shqetësuar për shkak të dëmtimit të kapitenit Marquinhos, i cili doli nga fusha në pjesën e parë të sfidës Brazilit ndaj Argjentinës. Prezenca e tij në ndeshjen delikate ndaj Monakos dhe atë ndaj Neëcastle në Champions League duket shumë e vështirë, me tifozët që “kryqëzojnë” gishtat që situata të mos jetë aq serioze.

“Ndjeva një dhimbje, ndaj dola jashtë. Të shohim, kam bërë testet e para dhe kur të shkoj në Paris do të zbuloj më shumë. Shpresoj të mos ketë asgjë serioze dhe të luaj sa më shpejt”, tha 29-vjeçari. Marquinhos u transferua në Paris në vitin 2012, nga skuadra e Romës.  Më parë, ai luajti edhe për Corinthians.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: