Hans Flick, trajneri i Barcelonës, ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Benfica-s në Champions.
Në sfidën ndaj Getafes, Dani Olmo pësoi një lëndim në këmbën e djathtë, gjë që u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit katalanas.
Sipas asaj që shkruhet, Olmo ka tendosje muskulore në pulpën e këmbës së djathtë. Në këto kushte, mesfushori nuk do të luajë në Champions ndaj Benficës.
Trajneri Hansi Flick është i detyruar të bëjë zgjedhje të tjera, për këtë sfidë kaq të rëndësishme.
(J.S/BalkanWeb)
