Shqipëria vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës, takim ky miqësor që  do të luhet me 31 mars. Në këtë ndeshje do të mungojë Ernest Muçi, me sulmuesin e kombëtares që ka pësuar dëmtim dhe do të kthehet më herët në Turqi, në klubin e Trabzonspor. 25-vjeçari luajti vetëm 9 minuta në humbjen 2-1 të Shqipërisë në Varshavë ndaj Polonisë.

Sa i takon pjesës  tjetër të skuadrës, ato do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Ukrainës, përveç  Ylber Ramadanit dhe Arlind Ajetit që u larguan para pak ditësh. Shqipëri-Ukrainë luhet në Spanjë, në stadiumin e Valencias.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb