Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka cilësuar dënimet me burg që parashikohen në ndryshimet e Kodit Penal si armë për të luftuar COVID-19.

Sipas dëmit edhe masa thotë Manastirliu për ata që shkelin rregullat e karantinimit apo shkaktojnë vdekjen nëpërmjet përhapjes së COVID-19.

”Sfidat pas javë s së 6-të është faza e dytë e hapjes së kujdeshshme që varren nga kurba dhe kapacitetet tona. Për strategjinë e rihapjes do të shohim aktet normative, ndryshimet në kodin penal, ligjet që lidhen me situatën që na lidhin jo vetëm me vendet e tjera por që për të kaluar fazën e tranzicionit duhet të kemi gjithë armët për ta luftuar. Sipas dëmit duhet të jetë edhe masa. Prandaj propozojmë ndryshimet dhe që liria e jetës të mos cënohet. ”- Manastirliu.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb