Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares së posacme Irena Gjoka, e cila nga hetimi i thelluar i Prokurorisë së Përgjithshme rezultoi e dënuar në Greqi për përdorim vize të falsifikuar, rekord që nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Anëtari i KLGJ-së Ridvan Hado propozoi që shqyrtimi i kësaj çështje, të bëhej nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, për shkak se diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares ka lindur pasi ajo e ka marrë statusin e magjistrates. Ky propozim i Hados, nuk u hodh në votim, ndaj mbetet për t’u parë nëse do të diskuohet në mbledhjen e ardhshme.
Çështja e gjyqtarës së Posaçme u fut si pikë për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në mungesë trasparence dje pa lajmërim paraprak.
Të premten, një orë pasi mbledhja kishte filluar, Këshilli përditësoi rendin e ditës, ku shtuar si cështj të re, atë të gjyqtares, e cila sipas verefikimit të thelluar të Prokurorisë së Përgjithshme reezultoi e dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për përdorim vize të falsifikuar. Ky dënim është konvertuar më pas edhe me gjobë.
Anëtarja e gjykatës së Posaçme u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha për fshehjen e dënimit penal në Greqi dhe më vonë ai publikoi edhe dokumentin e gjykatës greke për Irena Gjokën.
Denoncimet dhe akuzat në adresë të saj nisën pasi firmosi masat e sigurisë për kreun e PD-së për dosjen Partizani, ku Berisha është i pandehur për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim.
SPAK ka celur një hetim lidhur me rastin për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit nga ana e gjyqtares Irena Gjoka.
