Kryeministri Edi Rama reagon pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë për ndëshkimin me burg të atyre që bëjnë mëmë.

Rama shkruan me ironi në rrjetë sociale se ky lajm ka revoltuar ca analiste, ndërsa thekson se nuk ka shans që të ndalohen memet.

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”, shkruan Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb