Gjashtë vite burg janë caktuar për biznesmenin Gencian Subashi, një nga dy shqiptarët që prej shumë vitesh jeton në Latina, i arrestuar gati një vit më parë nga Karabinierët gjatë një operacioni antidrogë. Së bashku me të afërmin e tij Subashi transportoi me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar do të ndahej në 79 mijë doza.

Arrestimi u bë gjatë një shërbimi kontrolli të shënjestruar nga një patrullë e Karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa. Të dy personat, të cilët ndodheshin prej disa vitesh në Latina, u ndaluan dhe iu gjet një sasi e madhe droge. Gjyqi i Subashit përfundoi sot me gjashtë vite burg. Kushëriri, i cili kishte ndjekur një proces tjetër gjyqi, tashmë ka rënë dakord për një dënim me katër vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: