Në një komunikim për mediat, Tedi Blushi ka dënuar shantazhin ndaj gazetares së News 24, Klodiana Lala.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se ka një përplasje mafioze brenda Partisë Socialiste.
“Dua të dënoj me forcë shantazhin publik të drejtores së shërbimit informativ të shteti, ndaj gazetares Klodiana lala. Në fakt është një shantazh që nuk bëhet ndaj saj. Së pari është shantazh që bëhet drejtpërdrejt ndaj Edi Rama dhe gjithë atyre që do guxojnë të dalin kundër Ramës. Tashmë puseta ka shpërthyer. Do ketë edhe pentito, që do dëshmojnë se si Edi Rama i udhëzonte të shpërndanin para jo vetëm të kapjes së mediave, por edhe të kapjes së shtetit. Edhe kryetari i Parlamentit ndodhet sot nën shantazh për shkak se Ergys Agasi që ka marrë peng gjithë grupin parlamentar të PS dhe kjo përplasje klanesh, përplasje mafioze brenda PS, mes Edi Ramës dhe Ballukun do hanë kokat e njëri tjetrit.
