Në lidhje me ngjarjet e tensionuara të ndodhura ditën e djeshme në veri të Kosovës, ka reaguar sot edhe Rusia.

Përveç Kosovës, ajo fajëson edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian “për përshkallëzim të tensioneve” në Ballkan.

“Ne dënojmë vendosmërisht hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian”, tha ajo, duke shtuar se deklaratat  kritike ndaj Kosovës nga “ndërmjetësuesit perëndimorë” kishin ardhur shumë vonë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e qortuan Kosovën të premten, duke thënë se përdorimi i forcës për të vendosur kryetarët e komunave në zonat etnike serbe minoi përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e trazuara me Serbinë fqinje. NATO të shtunën i kërkoi Kosovës të ulë tensionet, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: