Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani pak ditë më parë.

Në një reagim, Ned Price shprehet se DASH dënon me forcë këtë sulm, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut, teksa thotë se do të qëndrojnë në krah të Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës”, shprehet Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb