U mbajt sot në Gjykatën Civile seanca gjyqësore për Princin Lekën dhe Elia Zaharian, të cilët denoncuan njëri-tjetrin për dhunë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se gjykata i ka dhënë urdhër mbrojtje për një vit Princit Leka ndaj babait të Elia Zaharaisë, Gjergj Zaharia.

Princi ka marrë urdhër mbrojtje për Gjergj Zaharian. Ndërsa për urdhrin e mbrojtjes së Elias është shtyrë seanca, me kërkesë të mbrojtjes.

Kjo, sepse nuk i kishin gati të gjitha provat.

Mësohet se në seancë janë paraqitur vetëm avokatët e tyre ligjorë, ndërsa Princi dhe aktorja nuk kanë pranuar të jenë në sallë.

Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babanë aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: