Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncon se disa dokumente janë duke u larguar me kamion nga Bashkia e Tiranës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha tregon pamje të punëtorëve që ngarkojnë dokumentet në kamion, dhe ai i konsideron këto veprime si një përpjekje për të shkatërruar prova.

Sipas Berishës, ky është një urdhër i dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të fshehur gjurmët e veprimeve të paligjshme që janë kryer në Bashkinë e Tiranës. Berisha shton se ky veprim vjen pas arrestimit të Veliajt dhe është një masë për të shpëtuar nga akuzat që rëndojnë ndaj tij.

 

Reagimi i Berishës:

Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët! sb

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: