Një denoncim i fortë ka ardhur nga protesta e sotme e gjashtë kundër qeverisë.

Një qytetare tha se është shtetase amerikane dhe se burrit të saj ia kanë tjetërsuar pronat. Ajo akuzoi ministrin Ermal Nufi, duke thënë se ai ka hyrë mik tek AKSHI, duke kryer marifete të ndryshme.

Qytetarja theksoi se e ka denoncuar rastin, por se asgjë nuk ka ndodhur deri tani.

Qytetarja: Bashkëshorti im ka bërë pasuri përpara se të ndërronte jetë. Pronat janë tjetërsuar nga oligarkët.

Një ministër, Ermal Nufi, që është futur mik në AKSHI dhe ka bërë legalizimet brenda një jave. Burri im hodhi për legalizim pronat dhe nuk dolën asnjëherë.

Të gjitha kallëzimet që kam bërë tek SPAK i kanë çuar në Durrës. Unë jam me shtetasi amerikane dhe nuk po gjej drejtësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: