Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu foli për super skandalin në doganën në Portin e Durrësit, të zbuluar pas denoncimit të bërë nga Neës24.

“Përveç skandalit në vetvete që është tronditës, tejet tronditëse është normalitet. Vjedhja, kur je në orar të punës dhe tjetra mungesa e ndëshkueshmërisë. Pra asnjë reagim. Ta thuash në një vend të botës këtë nuk ta besojë, të kapesh duke vjedhur dhe nuk ndëshkohesh sepse je vëllai i këshilltarit të Ramës është absurde. Kështu funksionon me kokainën, por paratë i merr vetë Rama. Asnjë pezullim vërtet se vjedhjen e kanë mision, traditë. Një absurditet juridik, shoqëror, politik, nuk ke çfarë të diskutosh më, kur ke një shtet të tërë që nuk merr asnjë masë”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, Balliu tha se me skandalet që kanë ndodhur deri më tani, është treguar se shteti ka vdekur.

“Këta kur shohin shefat që vjedhin qindra mln euro, e ju thoshte ju lëmë të vidhni. Ai që di të vjedhë më mirë ngrihet më shumë lart në karrierë. Sa më i përfshirë je në vjedhje dhe në përfshirje e lëndëve narkotike aq më lart je. Ministrja duhet të jepte dorëheqjen, është problemi jot, janë njerëz që i ke futur t’i në punë. Mbështetës dhe vartës tuaj edhe nga pikëpamja partiake dhe shtetërore. Këtu nuk merr asnjë masë. Ndjej një tmerr, imagjinoni çfarë ndodh në zyrat e shtetit shqiptar, dhe pastaj thonë përse shqiptarët janë në varfër. Këta thonë lufta, por u mbytën në para. Pas kësaj doganat iu sulën TV tuaj që denoncoi, në vend që shtetit të marrë masë. Me çfarë fytyre vjen kjo doganë t’i tregojë publikut që dikush ka probleme, problemi është kjo qeveri. Duhet të kuptojmë se nuk ka më nevojë për denoncime apo deklarata, duhet të nisë aksioni,.

Ky shtet po vdes, ky komb po vdes. Ata nuk kanë frikë sepse nuk ka reagim. Përse të kenë frikë të vjedhin? Kjo qeveri nuk ka frikë nga vjedhja sepse e kanë në program, e kanë në projekt. Kjo qeveri sot korrupsionin e ka kthyer në mision, ka projekt për të vjedhur. Gjejnë elementë të caktuar në Shqipëri që janë ekspertë në vjedhje dhe futen në dikastere. Nuk ka akoma një arrestim…në mos ndonjërin prej tyre do ta rrisin në detyre sepse mund të ketë vjedhur më shumë. Që në 2013 e ka nisur projektin e shpopullimit të vendit, kryeministri Rama. Sot 90 % të gjyqeve mes qytetarëve dhe qeverisë i fiton qeveria dhe ky është makabritet, çfarë urrejtje duhet të kesh për qytetarët e vendit tënd. Imagjinoni se sa afera të tilla mund të ketë. Unë mund të tregoj rast, një person është arrestuar sepse ka shitur 50 lekë presh dhe nuk kishte kuponin. Sa biznese janë mbyllur nga Edi Rama kur dilte dhe shprehej se nuk kanë kuponin. Këta tallen, ka ujë nuk ka ujë, lani rrobat me 30 gradë thotë ajo tjetra, mbulohuni me batanije e shumë si këto tallje bëjnë këta me popullin shqiptar. S’ka ndodhur kurrë kur ndodh një aferë, arrestohet përgjegjësi dhe afera nuk ndalon. Përse nuk ndalon? Sepse janë kurban të Edi Ramës. Në burg duhet të shkojë ai që ka vjedhur. Të futet dikush në burg dhe vjedhja të mos ndalojë, më mirë nxirre. Saimir Tahiri u fut në burg dhe këta kaluan nga hashashi tek kokaina. Këta janë ushtar të Edi Ramës, ai është arkitekti. Pa arrestimin e Edi Ramës nuk ndalojnë inceneratorët. Mbarë globi e ka marrë vesh që kemi të bëjmë me një hajdutëri”, tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb