Partia Demokratike ka denoncuar sot mungesën e shkollave publike në zonën e Astirit dhe Yzberishtit ku numërohen 70 mijë banorë.

Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari u shpreh se pronarët ia dhuruan Bashkisë së Tiranës truallin për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare dhe një gjimnazi.

Por shtoi ai, në 6 vite Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë investim, përveç ngritjes së kullave.

“Ja ku i keni: dokumentet e dhurimit, kontrata noteriale. Të gjitha të rregullta, të firmosura. Po çfarë ka bërë bashkia në këto 6 vite? Asgjë. Zero. Ja ku është trualli, bosh. Prej gjashtë vitesh, i lënë pas dore. Asnjë projekt, asnjë punë, asnjë interes. Gjashtë vite! Kur për të ndërtuar një kullë për klientët e tyre, nuk iu duhen më shumë se 6 muaj, por për shkolla nuk gjejnë as kohën, as vullnetin. Sepse për ta, më shumë vlen një marrëveshje me oligarkët si ne rastin e stadiumit Selman Stermasi sesa e nevoja jetike e këtij komuniteti. Më 11 maj, kjo padrejtësi do marrë fund. Më 11 maj, qytetarët e kësaj zone do të zgjedhin me votë që këtu të ngrihen dy shkolla të domosdoshme për komunitetin”, u shpreh Muçollari duke publikuar edhe dokumentet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deklarata

Ndodhem sot në njësinë nr. 14, në zonën e Astirit dhe Yzberishtit, aty ku jetojnë afro 70 mijë banorë.

Një komunitet i madh, që prej vitesh ka nevojë jetike për një shkollë 9-vjeçare dhe për një gjimnaz por NUK i ka. Nuk i ka, jo se mungon nevoja, por sepse Qeveria dhe Bashkia nuk i konsiderojnë banorët këtu, nuk i shohin, nuk i dëgjojnë dhe nuk i përfillin.

Sipas dokumenteve qe do publikoj tregohet qartë se pronari i kësaj toke pas meje, bashkë me zhvilluesin, në vitin 2019 ia dhuruan Bashkisë së Tiranës plot 10 mijë metra katrorë për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare dhe një gjimnazi.

Mosbesimi te Bashkia dhe Qeveria ndihet edhe në kontratë, ku dhuruesit kanë bërë një dhuratë me kusht, e zeza mbi të bardhë: ky truall mund të përdoret vetëm për shkollë. Sepse e dinin mirë me kë kishin të bënin-që po të mos ishte ky kusht, ndoshta sot këtu do ishin ngritur themelet e ndonjë kulle tjetër për klientët e zakonshëm.

Ja ku i keni: dokumentet e dhurimit, kontrata noteriale. Të gjitha të rregullta, të firmosura.

Po çfarë ka bërë bashkia në këto 6 vite?

Asgjë. Zero. Ja ku është trualli, bosh. Prej gjashtë vitesh, i lënë pas dore. Asnjë projekt, asnjë punë, asnjë interes. Gjashtë vite! Kur për të ndërtuar një kullë për klientët e tyre, nuk iu duhen më shumë se 6 muaj, por për shkolla nuk gjejnë as kohën, as vullnetin. Sepse për ta, më shumë vlen një marrëveshje me oligarkët si ne rastin e stadiumit Selman Stermasi sesa e nevoja jetike e këtij komuniteti.

Më 11 maj, kjo padrejtësi do marrë fund. Më 11 maj, qytetarët e kësaj zone do të zgjedhin me votë që këtu të ngrihen dy shkolla të domosdoshme për komunitetin.

Partia Demokratike, sapo të marrë drejtimin e vendit, do të nisë menjëherë ndërtimin e tyre. Pikërisht këtu, në këtë truall të dhuruar me përgjegjësi dhe vizion qytetar, do të ngrihet me urgjencë një shkollë 9-vjeçare dhe një gjimnaz.

Fëmijët e kësaj zonë kanë të drejtën për të mësuar në kushte dinjitoze.

Dhe kjo e drejtë do të bëhet realitet. Me votën e qytetarëve. .

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb