Mbrëmjen e djeshme struktura të Partisë Demokratike në Berat, me në krye drejtuesin politik të PD në këtë qark, Tomor Alizoti, denoncuan se një furgon i bashkisë, i mbushur me ushqime, pritet të shpërndahet në lagjet e varfra të qytetit, për të shpërndarë pakot në familjet në nevojë.

Grupi i PD, mbajti të bllokuar furgonin dhe priti ardhjen e policisë.

Sakaq, burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se dy punonjës të bashkisë, kanë shkuar në Prokurori për rastin në fjalë.

Raportohet se ata janë shoferi dhe një punonjëse e bashkisë. Mësohet se pasi janë marrë në pyetje nga Prokuroria, dy punonjësit janë lënë të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb