TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha pas rritjes së çmimeve nga Urdhri i Stomatologëve për shërbimet dentare, ka publikuar mesazhet e dy qytetarëve. Në mesazh një nga qytetarët shkruan se kreu i Urdhrit të Stomatologëve Shqiptarë Nikoll Deda, jep licensa fallco për dentistët e huaj që punojnë në Shqipëri.

Në mesazhin tjetër qytetari shkruan se Deda në vitin 1997-2000 është shkarkuar nga Ministria e Shëndetësisë për vjedhje të tenderit të kripës.  Qytetari jep edhe detajet në denoncim, ai shkruan se Deda ka rritur çmimin e kripës nga 20 lek/kg në 65 lek/kg.

Postimi i plotë i Sali Berishës
Denoncohet korrupsioni i kreut mafioz te urdhrit te Stomatologeve, Nikoll Kripa (Deda)
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

Zoti Doktor një informacion për hajdutin Nikoll Deda (president i Urdhrit të Stomatologut) i cili është mësuar të rrisë çmimet, ky ka qenë Drejtor i Shëndetit Publik në rrethin e Pukës në vitin 1997-2000 dhe është shkarkuar nga auditi i Ministrisë së Shëndetësisë për vjedhje në tenderin e kripës, nga 20 lek/kg ai e bëri 65 lekë kg në tender dhe e fitoj Z. Bashkim Asllanaj, i cili tani është Sekretar i Përgjithshëm te Urdhri i Stomatologut dhe e ka punësuar Nikoll Deda. Në të gjithë Pukën njihet si Nikolla i kripës. Nikolla ka qenë kandidat për deputet i PS dhe ka lidhje të forta me pushtetin. Mjerë stomatologet për të.

Përshëndetje Dr.Sali Berisha, jemi një grup stomatologësh që punojmë me ndershmëri, duam të denoncoj Presidentin e Urdhrit të Stomatologut Nikoll Deda i cili jep licenca false për Dentistët e huaj që vinë punojnë në Shqipëri, marrin lekët e popullit dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pacientët. Duam t’i drejtohemi prokurorisë që të shkojë të hapi të gjitha dosjet e dentistëve të huaj. Ky është një nga raste i firmosur nga Presidenti. Kemi shumë shpresë te ju.

Berisha Fb 1
Berisha Fb 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb